Fillimi Foto Statistika Kontakti

Platforma WebGIS

Web Harta Informuese e qytetit të Lipjanit
W3.CSS

Platformë online e qytetit të Lipjanit WebGIS

Qyteti i Lipjanit - Gjeotag foto

/Infrasatruktura Rrugore/ /Sheshi Adem Jashari/ /Pamje me dron rruga Avdi Kelmendi/ /Shtegu i ecjës dhe çiklizëm/ /Shtegu i ecjës dhe çiklizëm/ /Mirësevini në Lipjan/ /Semaforët/ /Rrethrrotullim/ /Shenjat informuese/ /Shenjat ndriquese/ /Bimët dekorative rreth lumit/ /Shtrati i lumit sitnica /Mbjellja e bimëve rreth lumit/ /Mirësevini në Lipjan-veri/ /Qerdhja/ /Kryetari te shtrati i lumit/ /Lule në rrethrrotullim /Bredhi në shesh/ /Tregu javor i ri// /Stadiumi i qytetit/ /Sheshi për fundvit/ /Tabelat informuese/ /Busti Adem Gllavica/ /Komuna e Lipjanit/ /Ndriqimi/ /Shtegu i ecjës dhe çiklizëm/ /Shkolla Adem Gllavica/ /Tabela informuese/ /Kryetari i komunës Imri Ahmeti/ /Ndriqimi në rrethrrotullim/ /Parku Ulpiana/ /Qkmf/ /Busti Ismet Asllani/ /Parku i qytetit/ /Parku Ulpiana/ /Parku te stacioni trenit/ /Semaforët/ /Kompleksi sportiv/ /Busti Ismail Luma/ /Fush Sportive t shkolla fillore/ /Komuna e Lipjanit/ /Parku te shtëpia e kulturës/ /Kompleksi sportiv/ /Gjimnazi Ulpiana/ /Shtigje të ecjës/
Shpjeguesi

Kliko në ndonjërën prej emrave të fotografive të gjeo-etiketuara dhe të shfaqet lokacioni i saktë, shembull: "Sheshi Adem Jashari" dhe kliko mbi atë lokacion të shfaqen të dhënat tjera.

Kliko këtë ikonë në hartë për kërkim të avancuar, dhe shëno ndonjë lokacion të interesit. Shembull: Komuna e Lipjanit, dhe të dërgon në lokacionin e saktë të komunës së Lipjanit. Pastaj kliko në shenjën hartografike dhe të shfaqen të dhënat.

Kliko këtë ikonë në hartë dhe manipulo me shtresat. Largo me një klikim duke hequr tikun shtresën që nuk të nevojitet, dhe shto ato që të nevojiten.

Kliko këtë ikonë në hartë dhe shëno emrin e rrugës që ju nevojitet për kërkim, dhe ju dërgon në lokacionin e rrugës.

Kliko këtë ikonë në hartë dhe bë matje sipas dëshirës.


Web GIS

Web-Faqe e internetit. GIS - Sistem i Informacionit Gjeografik, sistem i përpunimit të të dhënave hapësinore, ku lokacioni është termi kryesor. Manipulimi me shtresa, fleksibiliteti me shkallë të hartës, baza e të dhënave, qasja më e lehtë nga të gjithë, saktësia, thjeshtësia maksimale, janë vetëm disa nga përparsitë që e karakterizojnë platformën WebGIS.

Statistika Statistika

Numri i banorëve sipas përkatësisë etnike bazuar në të dhënat e regjistrimit të popullsisë në Kosovë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës 2011.

Rritja e vazhdueshme e numrit të popullsisë, homogjinizimi i përbërjes etnike, struktura socioekonomike e popullsisa e dominuar nga tregtia, bizneset e vogla dhe bujqësia janë disa nga vçoritë kryesore zhvëllimore të Lipjanit. Numri i popullsisë shënon rritje të vazhdueshme deri në vitin 1991. Në periudhën 1928/2011 numri i popullsisë në qytetin e Lipjanit është rritur me indeksin prej 464.5, ndërsa numri i ekonomive familjare rritet me inteksin prej 370.5 (ASHAK 2018).

Shfrytëzimi i tokës në zonën e qytetit të Lipjanit sipas gjeodatabazës së krijuar në GIS, është si vijon (shih grafikonin).

Shfrytëzimi i tokës në zonën e qytetit të Lipjanit është lidhur ngushtë me pozitën gjeografike, përbërjen pedologjike, qasjën në rrugë, nivelin e ndërtimit, zhvillimin ekonomik etj. Në Lipjan dominon toka e punueshme kjo falë bonitetit të lartë tokës së klasit I, II dhe III, pastaj banimi individual, banimi kolektiv, rrugë, industriale dhe komerciale. Çka vlenë të ceket që rreth lumit Sitnica kanë qenë sipas klasifikimit toka të pa përdorshme kurse tani si pjesë e projektit të komunës kjo do të shëndrrohet në sport dhe rekreacion, përkatësisht shtigje të ecjës. Më pas vijnë dhe shëndetësia, arsimi, parqe e të tjera.

Përshkrimet
Koordinatat: Gj.gj.v. 42 31 22, 12, Gj.gj.l 21 07 14, 56, h: 550 m. Qytezë dhe qendër e komunës me të njejtin emër. Shtrihet përgjatë rrjedhjës së Sitnicës, në pjesën qëndrore të rrafshit të Kosovës, 16 km në jug të Prishtinës 26 km në veri të Ferizajit. Sipërfaqja e zonës kadastrale është 941.1 ha. Lipjani si seli komunale administron territorin prej 388.5 km2 dhe 62 vendbanime. Në këtë qytezë jetojnë 6.870 banorë kurse në territorin e komunës 57.605 banorë (2011). Pozita gjeografike në pjesën qëndrore të Rrafshit të Kosovës ka mundësuar kalimin e linjave të komunikacionit tokësor dhe hekurudhor. hekurudha Mitrovicë- Prishtinë - Ferizaj - Shkup dhe rruga nacionale Prishtinë - Prizren kalon nëpër territorin e zonës kadastrale të Lipjanit. Nëpër territorin e qytezës kalon edhe autostrada Prishtinë - Han i Elezit - Shkup. Kurse aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari është 15 km larg qytezës në fshatin Vrellë të komunës (ASHAK 2018).

- (ASHAK 2018)

Kjo platformë përmbanë një numër i madh të të dhënave hapësinore që për qëllim kanë informimin e saktë të qytetarëve. Platforma ka përparsitë e veta dhe mund të shfrytëzohet në shumë dimensione si : Informimi i saktë për qytetarët dhe turistët, promovimi i qytetit të Lipjanit, promovimi i punës së pushtetit lokal, lehtësimi i punës së drejtoratit për planifikim, përdorimi në hulumtime shkencore, seminare, për tema të nivelit bsc., msc., apo dr. si referencë sidomos profesionistët që mirren me shkenca hapësinore si: gjeografi, gjeodezi, arkitekturë, planifikim hapësinor etj. Të dhënat në të ardhmen mundet të shfrytëzohen për planet zhvëllimore, harta zonale, plane rregullative urbane. Të gjitha të dhënat janë të vizualizuara dhe të publikuara në mënyrë që çdo njëri të qaset në to, pasi që edhe thjeshtësia është në maksimum dhe thuasje të gjithë qytetarët pa dallime në nivelin e edukimit e arsimimit mund të kuptojnë lehtë dhe ta përdorin atë. Në kuadër të gjeo databazës në të mund të gjeni një numër të madh të të dhënave të karakterit hapësinor. Zona përfshinë zonën urbane pra kufirin kadastral të Lipjanit, në të janë paraqitur: Shfrytëzimi i tokës në detaj me 19 kategori, objektet, lumenjët, rrugët, hekurudha, si dhe një numër i madhë i lokacioneve të interesit. Përpos të dhënave të hartografuara në të mund të gjeni edhe të dhënat statistikore të shfaqura me tabela e grafikone dhe me shkrim. Azhurnuar në Mars 2021. .

- Jetmir Bytyçi (GIS Expert)

WebGIS - Lipjan mundësi e mirë e informimit të saktë në çdo kohë, me çfardo paisje: telefon, kompjuter, laptop, tablet. Poashtu edhe në të gjitha sistemet: windows, IOS, Android etj. .

- Komuna e Lipjanit

Lusim të gjithë ata që përdorin platformën për qëllime hulumtimi, publikime apo diqka të ngjashme të shënjezojnë si referencë sipas rregullave për të drejtën autoriale. Ju faleminderit...

Referencat dhe burimet: ASK (Agjenconi i Statistikave të Kosovës). / AKK (Agjenconi Kadastral i Kosovës) / Komuna e Lipjanit / ASHAK (grupë autorësh) 2018, Vendbanimet e Kosovës qendrat urbane , Lipjani fq 379/ Lipjan city (disa foto) / Google Sattellite / OS GEO/ (Të dhënat për kompanitë e ndryshme, qendrat tregtare, institucionet financiare e të tjera janë marrë si burime nga web faqet e tyre zyrtare)..

Kontakti:
✉ jetmir-bytyci@outlook.com
✉ infokomuna.lipjan@rks-gov.net
☎ 0800 14 000
Adresa: Rr. Shqipëria nr.28, 14.000 Lipjan, Kosovë.

Kthehu në fillim